VESELI PREMTON RRITJE EKONOMIKE PËR 8 PËR QIND

VESELI PREMTON RRITJE EKONOMIKE PËR 8 PËR QIND

04.06.2017 19:25:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në Han të Elezit se platforma qeverisëse Fillimi i Ri garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik prej 8 përqind ndërsa i siguroi qytetarët se përmes shtimit të prodhimit dhe mbështetjes së fermerëve e ndërmarrësve Kosova do të pesë fishoj eksportet.

“Kosova jonë ka nevojë për rritje minimum 8 përqind në vit. Kosova jonë ka nevojë për pesëfishim të eksporteve. Kosova jonë ka nevojë për dyfishim të punësuarve në sektorin e prodhimit. Kosova jonë ka nevojë për prodhim vendor i cili prodhohet nga vet ne kosovarët këtu në Kosovë nga djemtë dhe vajzat tona. E kush mund ta bëjë më mirë këtë sesa populli jonë”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së po ashtu ka rikonfirmuar zotimin se përveç ndihmës dhe mbështetjes së ndërmarrjeve private, Fillimi i Ri do të rrisë pagat e gjithë punonjësve në sektorin publik.

“Për sektorin public, për punëtorët e arsimit, për punëtorët shëndetësorë, oficerët, ushtarët e ushtrisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës, për zjarrëfikësit, për gjithë sektorin publik, ashtu edhe sikur për pensionistët, do të rriten për 30 përqind pagat e tyre”, tha Veseli.