Veseli: Presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave

09.05.2018 16:16:55
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli në ditën e Europës, ka thënë se qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat europiane.

Ai në një postim në facebook ka thënë se e ardhmja e Kosovës do të jetë në BE, dhe presin së shpejti vendimin për heqjen e vizave.

“Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Europa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë europian. Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij. Kjo e ardhme quhet – integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Europian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euro-atlantik. Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën Europiane”, ka shkruar Veseli.