Veseli: S’kam ftesë nga Gjykata Speciale

03.05.2019 19:00:49

Sot gjatë ditës është raportuar se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vet Veseli.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se lajmi për intevristimin e tij nga Gjykata Speciale nuk është i vërtetë.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet.

Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë”, shkruan Veseli.