Veseli takon delegacionin e Batalionit të “Atlantiku”: Edhe pas dy dekadash Serbia po mohon krimet

18.04.2019 11:08:04
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”.

Në fillim të takimit është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë të rënët në Kosovë.

Veseli tha se pa kontributin e bashkatdhetarëve lufta çlirimtare nuk do të kishte kuptim.

Ai ka falënderuar ata për kontributin e dhënë ngase sipas tij, ata lanë jetën e qetë për t’i shërbyer atdheut.

“Jeni këtu me ndjenjën e përgjegjësi dhe krenarisë, për të qenë luftëtari i lirisë për faktin se tani më kanë kaluar dy dekada. Ajo kohë nuk kthehet”.

“Unë ju falënderoj juve për kontributin që keni dhënë që në momentet kur kanë qenë më vendimtare një pjesë e juaja kanë vendosur nga një jetë e rehatshme të vijnë pikërisht në tokën e vet dhe për tu vet sakrifikuar”.

Kreu i Kuvendit, shtoi se edhe pas dy dekadash Serbia po mohon krimet e masakrat në Kosovës, e kjo thotë ai është obligim që ata që janë gjallë të punojnë që vendi të forcohet ekonomikisht, raporton EO.

“Edhe sot pas dy dekadave shteti serb po i mohon krimet e masakrat që kanë ndodhur mbi civilët në Kosovë. 186 masakra kanë ndodhur në Kosovë, 1396 fëmijë të pafajshëm, kjo sipas statistikave”.

“Kjo tregon për një obligim që duhet të punojmë për shtetin tonë, sa ma i fort shtetit jonë aq më tepër mund të kërkojmë të drejtën tonë për proceset që kanë mbetur”.

Delegacioni i Batalionit “Atlantiku” do të priten në takim edhe nga kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj. Delegacioni takim do të zhvillojnë edhe me kryesinë e LDK-së.