Veseli: Taksa nuk do të hiqet pse do Serbia dhe Vuçiqi, por do të suspendohet pasi po kërkon Donald Trump

02.05.2019 22:29:43
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar në Zona e Debatit se taksa është njëri nga vendimet më dinjitoze të shtetit të Kosovë ka qenë vendosja e taksës, por ajo duhet të suspendohet për shkak se po kërkon presidenti i SHBA’ve, Donald Trump dhe jo Serbia e Presidenti Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se pas demarkacionit vendosja e taksës ishte një nga vendimet më dinjitoze, një vendim që morri ai për këtë, por sipas tij tani po përdoret për konsum të brendshëm.

Ai tha se tani taksa nuk duhet të hiqet, por të suspendohet për 120 ditë pas kërkesave të SHBA’së dhe presidentint të saj, Donald Trump.

“Taksa është bë çështje pak bajat, sikruse demarkacioni, vendimi ma dinjitoz i shtetit të Kosovës në një rrethan të domosdoshme ka qenë vendosja e taksës, kur ne kemi vendos pasi që 2 dekada nuk na ka , shndërrimi i saj në konsum të brendshëm po na dëmton, unë jam ai që kam propozu dhe pastaj me atë letrën pas kërkesës së presidentit të SHBA’së, Donald Trump, kam thënë se taksa nuk hiqet, por të supendohet për 120 ditë, ne nuk jemi ata që duhet të kundërshtojme SHBA’të, prandaj taksa nuk duhet të hiqet pse do Vucic dhe Serbia, por pse po kërkon SHBA”, tha Veseli.

Veseli tha se Kosova po e dëmton Serbinë, ku deri ne 600 milionë euro po i humb vetëm në vit.

Ai tha se Vucic do ta ketë shumë vështirë faktin ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur.

“Po na dëmton taksa 500 milionë, 600 milionë janë importe nga Serbia në vit dhe 350 milionë që janë mallra dhe janë me origjinë nga BE, mu pak më shqetëson kur Serbia vajton, në qoftë se dikush dëshiron me ikë përgjegjësië, me pranu faktin se Kosova nuk është Serbi, është Aleksandar Vucic”, tha Veseli.

“Nëse nesër hiqet taksa do të fitoj vetëm Serbia dhe Vucici, i bie njëfar nënshtrimi”, tha Veseli.