Veseli: Thoni JO të gjitha formave të diskriminimit

10.12.2016 17:42:24

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duhet ta përsërisim JO-në, për çfarëdo forme të diskriminimit.

Sipas veselit, Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të drejtave të njeriut.

“Kosova e di më së miri rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, të cilat na janë privuar me dekada. Për ta konsoliduar demokracinë qytetare, duhet të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, përsërisim JO-në për çfarëdo forme të diskriminimit në vendin tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.