Veseli uron Pashkët: Shpresoj që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi

15.04.2017 15:03:42
ryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me anë të një postimi në facebook ka uruar besimtaërt e krishterët për festën e Pashkëve.

Ai ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, lumturi dhe begati në familjet e njerëzve.

“Uroj përzemërsisht të gjithë të krishterët që festa e Pashkëve të sjellë sa më shumë paqe, lumturi e begati në familjet tuaja. Për shumë vjet gëzuar!”, ka shkruar Veseli në facebook.

Mesha kryesore për festën e Pashkëve mbahet të dielën.