Veseli: Viti 2016 i solli sfida PDK-së

30.12.2016 15:45:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli uroi dhe përgëzoi anëtarët e Këshillit Drejtues, kryetarët e degëve, deputetët e Kuvendit, ministrat dhe zëvendës ministrat e pranishëm por edhe qytetarët e vendit, në solemnitetin e organizuar me rastin e festës së fundvitit.

“Viti 2016 jo vetëm vendit por edhe neve si parti na solli sfida. Këto sfida i dhanë shtytje të reja Partisë Demokratike të Kosovës. Këto shtytje shkojnë drejt avancimit të vizionit tonë për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të zhvilluar ekonomikisht. Ne kemi vullnet dhe vizion të bëjmë më shumë për të rinjtë dhe qytetarët tanë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë. Fundja, këtë e kemi edhe obligim jo vetëm para qytetarëve dhe anëtarëve tanë si parti por edhe ndaj të gjithë kontribuuesve që sakrifikuan për vendin dhe të ardhmen e tij”, theksoi Veseli.

“Shëndeti, paqja dhe suksesi ju përcjellshin Juve, familjet tuaja dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në vitin e ri 2017”, uroi kryetari Veseli në urimin e tij për takimin e fundvitit, me strukturat e partisë.