Veseli, vizitë në familjen e heroit Agim Shala

11.08.2019 13:44:44

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij, vizitën e parë të Bajramit e kanë bërë në familjen e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala në Prizren.

Veseli tha se boshllëkun që kanë lënë të rënët në zemrat e familjarëve të tyre nuk e plotëson askush, por ngushëlluese duhet të jetë kujtimi dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm.

“Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson.

Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe ta lehtësojë sadopak kujtimi i tyre dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm, që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, tha Veseli.