Veseli: Zhbogar do të kujtohet për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese

18.08.2016 16:32:04

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka theksuar se Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar do të kujtohet për kontributin e tij në rrugën e Kosovës drejt Evropës.

Veseli e ka theksuar këtë pas takimit përshëndetës që pati me të, transmeton Indeksonline.

Ky është postim i plotë:

Takimi përshëndetës me Z. Zhbogar ishte i veçantë, pas viteve të tëra të bashkëpunimit. Ai po shkon në detyrë të re, ndërsa ne do ta kujtojmë për kontributin e tij në rrugën tonë euro-integruese. Puna, miqësia e tij dhe angazhimi për qytetarët e Kosovës, besojmë fort se nuk do të mungojë as në të ardhmen. Faleminderit, Sam.K.V.