Veseli: Zvicra, model për zhvillimin e një shteti përmes punës

01.08.2016 13:44:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar shtetin e Zvicrës në ditën e pavarësisë së saj.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Zvicra duhet të jetë një shtet model se si mund të zhvillohet përmes punës.

“Uroj popullin mik zviceran në Ditën e pavarësisë. Zvicra duhet të jetë model se si një shtet mund të zhvillohet përmes punës. Mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.