Vështirë me Donald Trump, thotë Martin Schulz

09.11.2016 11:35:03

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, sot deklaroi se BE-ja do ta ketë më të vështirë me Donald Tramp, i cili sot në mëngjes u zgjodh për president të ri të SHBA-së. sesa me administratat paraprake amerikane.

“Do të jetë më vështirë, më vështirë sesa me administratat paraprake, por ai është zgjedhur për president me zgjedhje të lira”, tha Schulz për radion “Evropa1”.

“Duhet ta respektojmë presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Shpresoj se do të gjejmë mënyrë të bashkëpunojmë”, porositi Schulz.

Trump është zgjedhur për president të 45-të të SHBA-së dje ai e ndërpreu qeverisjen tetëvjeçare të demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, theksojnë mediat britanike.