Vështirësitë e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe tendencat për destabilizimin e saj

02.10.2016 16:02:09

Nga Rexhep Kastrati

Kosova ka shpallë pavarësinë e saj dhe është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, por me kaq nuk është mbyllur çështja e shtetndërtimit. Përkundrazi, shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë vetëm pika fillestare e një procesi që po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, e që është procesi i shtetndërtimit. Dhe ky proces është pak më i vështirë se i shteteve të tjera të dala nga ish-Jugosllavia, madje më i vështirë se edhe i Bosnjës. Është kështu për faktin se Bosnja dhe Kosova kanë pasur rrugë të ndryshme, për të mos thënë të kundërta të pavarësimit të tyre: Bosnja ka shpallë pavarësinë dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë për njohjen dhe pranimin ndërkombëtar të saj, kurse lufta ka filluar pasi që ajo është konstituuar si shtet dhe pasi është pranuar n OKB. Kosova e pati luftën, e pastaj një fazë administrimi ndrëkombëtar civil dhe ushtarak, dhe pas pavarësisë pati një protektorat ndërkombëtar civil, dhe vazhdon ta ketë një lloj protektorati ushtarak. Dallimi tejtër është se Bosnja nuk ka pasur paraprakisht ndonjë rezolutë të OKB-së për adminstrim ndërkombëtar, siç e ka pasur dhe e ka rezolutën 1244. Edhe modeli juridiko-kushtetues i Kosovës është model që ka pasur parasysh të gjitha shqetësimet e mundshme për pakicat sidomos për pakicën serbe, e cila u shndërrua në zgjatim të Beogradit në Kosovë. Për shkak të rezolutës 1244, Kosova në aspekti  ndërkombëtar ka vështirësi dhe pengesa të shumta që Serbia dhe aleatët e saj ia kanë bërë dhe po ia bëjnë. Të gjitha këto, dhe shumë aspekte t tjera e kanë vështirësuar shumë procesin e shtetndërtimit dhe të pavarësimit të plotë. Prandaj, edhe nuk e ka as fuqinë diplomatike dhe as ndonjë fuqi tjetër që t’ua imponojë vullnetin dhe trajtimin si shtet i pavarur shteteve dhe organizatave të ndryshme që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rasti ishte në Bratislavë, kur nikoqiri i Nismës Rajonale nuk përfilli jo pavarësinë e Kosovës, por as marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilit prezentimi i Kosovës në shtete, organizata dhe nisma që nuk  ekanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëhet edhe me rezolutën 1244 dhe me vendimin e GJND-së që e njeh legjitime pavarësinë e Kosvës. Pengesat në anëtarismin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e kanë vështirësuar edhe pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe ia ka pamundësuar një protagonizëm më të madh në mbrojtje dhe në prezentimin e saj të plotë dhe të dinjitetshëm. Në këto raste, i vetmi veprim që u mbetet zyrtarëve të Kosovës është që të mos marrin pjesë në takime nisma dhe organizime të tilla si ai në Bratislavë, ose ta lëshojnë në mënyrë demonstrative. Natyrisht se unë e kam vlerësuar veprimin e ministrit Hyseni, por, megjithatë braktisja nuk është veprimi më i duhur që mund të bëhet, sepse Kosova ka nevojë të jetë pjesë e nismave dhe anagzhimeve të ndryshme rajonale dhe botërore. Edhe krahasimi që veprimeve dhe anagzhimeve të ndryshme që shtete të ndryshme që jo vetëm e kanë të përmbyllur porcesin e shtetndërtimit dhe nuk kanë ndonjë pengesë në të drejtën ndërkombëtare, dhe Kosovës që i ka githë ato pengesa, është edhe si shprehje e injrancës, por edhe si qëllimkeq. Është Kështu për faktin se shtetet që janë anëtare të OKB-së nuk kanë ndonjë problem me të drejtën ndërkombëtare, dhe ushtrojnë të gjitha atributet shtetërre edhe në aspektin e brendhsëm, edhe në atë të jashtëm, nuk e kanë problem të ndrëmarrin anagzhime dhe veprime që i konsiderojnë në interes të tyre, por Kosova nuk ka mundësi të ndërmarrë veprime që i ndërmarrin ato shtete. Dhe nuk mundin jo vetëm për arsyet e lartpërmendura, por edhe për faktin se Kosova dhe pavarësia e saj ka ardhur si pjesë e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, porces që është realizuar në bazë të parimeve të Badinterit që kanë imponuar edhe çështjen e kufjve, por edhe çështe të tilla si shumica e dyfishtë prej dy të tretave dhe shumë çështje të tera. Kosovës këto parime i janë imponuar nga Grupi i Kontaktit për Kosovën, përkatësisht nëpërmjet Pakos së Ahtisarit. Se çka do të thotë kjo po e marrim shembull BREXIT, daljen e Britanisë së Madhe nga BE që u bë me referndum, proces që u realizua pa ndonjë vështirësi, pa ndonjë pengesë, por Kosova nuk mund të mbajë referendum për bashkim me ndonjë shtet tjetër, apo me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër, as referndum për ndryshime ksuhtetuese, sepse Kushtetuta e Kosovës, që e ka nga Pakoja e Ahtsarit, e kjo nga Parimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën, e ndalon të mbajë referndum të tillë. Po ashtu, nuk mund të mbajë referendum për ndryshime kushtetuese, pasi që disa kapituj të saj, ai për të drejtat e njeriut dhe të komuniteve është i pandryshueshëm, pra edhe përcaktimi i shumicës së dyfishtë prej dy të tretave, e që pakicave, sidomos serbëve u ka krijuar mundësi bllokimi, e që konsderohet diskiriminim pozitiv. Së këndejmi edhe krahasimet eventuale me një referendum në Hungari, janë krahasime të pavend, dhe aspak të qëndrueshme. Kufizimit që Kosova i ka në arenën ndërkombëtare duhet kuptuar si kufizime reale dhe me të cilat duhet të ballafaqohet derisa nuk do të përmbyllë porcesin e pavarlsimit dhe të shtetndërtimit. Pozitën e Kosovës duhet kuptuar si pozitën e Maqedonisë, e cila edhe pse është anëtare e OKB-së dhe e shumë organizatave të tjera ndërkombëtare, e ka të pamundur të bëhet anëtare e BE-së apo e NATO-s për aq kohë sa Greqia nuk vendos veto për çështjen e emrit. Ta marrim edhe rastin e Gjermanisë Federale, e cila për gati gjysëmshekulli ka pasur një pavarësi të kufizuar në shumë fusha, sidomos në atë ushtarake, apo Gjermani Demokratike, përkatësisht Gjermani Lindore e cila ka qenë e varur dhe e kontrolluar nga BRSS. Prandaj, çdo kush që ka qasje konstruktive dhe që e njeh procesin e shtetndërtimit të shteteve, e dijnë se ky është një proces i ndërlikuar, kurse Serbia po e keqpërdor maksimalisht faktin se nuk ka konsensus për heqjen e rezolutës 1244 në KS të OKB-së, dhe se disa shtete, kryesisht me probleme të tyre të brendshme, nuk janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe ka bërë shumë dhe po bën shumë për të bllokuar apo vështirësuar përmbylljen e pavarësimit të Kosovës. Dhe për të detyruar Serbinë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, dhe kosnoldimin e saj të brendshëm, organizata të tilla së BE ia kanë kushtëzuar procesin e inegrimit evropian dhe pozitën e saj ndërkombëtare me normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe mospengimin e përmbylljes së procesit të pavarësimit. Kapitulli 35 është një nga kushtëzimet, kurse hapja e kapitujve të tjerë është një mënyrë tjetër që do ta detyrojë Serbinë të mos e pengojë Kosovën. Natyrisht, Serbia ka bërë dhe po bën gjithçka që të lirohet nga këto kushtëzime, ndër të cilat është moszbatimi i marrëveshjeve dhe negocimi për zbatimin e tyre, por angazhimi kryesor është anagzhimi për destabilizimin e Kosovës. Dhe në këtë pikë angazhimet e sektës okulte tl Albinit, të partive opozitare dhe përgjithësisht linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste për destabilizimin e Kosovës përputhen plotësisht me anagzhimet e Serbisë. Dhe këtu del karakteri kundërkombëtar i këtyre anagzhimeve. Prandaj për ta kuptuar drejt, pa emocione, dhe pa qëllim të keq ndaj vendit, duhet të nisemi nga pjesa e fundit e këtij teksti dhe të vazhdojmë përpjetë që ta kuptojmë seriozitetin e situatës dhe gjithë proceset që po nodhin dhe që kanë ndodhur.