Veseli premton dëmshpërblim fermerëve të dëmtuar nga sëmundja gungore e gjedhave

18.08.2016 14:06:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Kaçanikut, ku është takuar me disa fermerë, gjedhet e së cilëve janë prekur nga sëmundja gungore e lëkurës.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se shteti do të gjej formën për të kompensuar të gjithë fermerët e dëmtuar nga kjo sëmundje.

Lexoni postimin e plotë të Veselit:

Sëmundja gungore e lëkurës që është shfaqur tek gjedhet e fermerëve tanë, kërkon veprim të shpejtë, për të ndalur shpërndarjen e saj tek gjedhet tjera. Në këtë gjendje të krijuar, rruga më e mirë është preventiva, respektimi i rekomandimeve te veterinerëve.

Gjatë vizitës së dy fermerëve në komunën e Kaçanikut, gjedhet e të cilëve ishin prekur nga kjo sëmundje, i sigurova ata se shteti do të gjejë formën e kompensimit për të gjithë të dëmtuarit. Institucionet e Kosovës, do të jenë gjithmonë përkrah qytetarit punëtor. K.V.