Vetaksidentohet vetura në Komoran (Foto)

01.03.2018 17:22:07

Një veturë e tipit Reno Megane është përplasur për anësoret e rrugës me një shpejtësi të madhe, në Komoran.

Fatmirësisht shoferja ka shpëtuar pa lëndime, por ka pasur dëme materiale të veturës.

Ditët e fundit janë shtuar aksidentet për shkak të borës, dhe mos përshtatjes së shpejtësisë nga shoferët.

Policia e Kosovës ka bërë apel që të bëhet kujdes gjatë lëvizjes me vetura në komunikacion