Vetëm 15 pacientë me koronavirus mbesin në Klinikën Infektive, dy në gjendje të rëndë

06.05.2020 10:35:29

Nga këta 15 pacientë, 9 raste janë në gjendje stabile, 4 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, dy pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe kanë sëmundje kronike.

Komunikata e plotë:

RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.

Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

9 raste janë në gjendje stabile,
4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Përndyshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.

Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.