Vetëm 18 vjeç dhe bën mrekullinë/ E reja adopton 14 jetimë afrikanë

19.10.2020 10:42:24

Një grua e re britanike është bërë mama e 14 fëmijëve nga Tanzania. Letty McMaster, ishte vetëm 18 vjeç kur shkoi një udhëtim njëmujor vullnetar në një jetimore në Afrikë që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Ajo adoptoi 14 jetimë nga Tanzania. Tani, shtatë vite më vonë, ajo jeton me fëmijët pasi u bë kujdestare ligjore për të gjithë.

Ajo shprehu se fëmijët po abuzoheshin fizikisht dhe mendërisht, duke pretenduar se stafi i ushqente fëmijët vetëm një herë në ditë dhe futi në xhep para të dhuruara për shkollim nga turistët.

“Këta fëmijë janë gjithë jeta ime, unë i rrit të gjithë vetë dhe ata më mbajnë larg mërzitjes. Gjithmonë e kisha në mendje që doja të ndihmoja fëmijët e rrugës, në mënyrë që familja dhe miqtë e mi të mos befasoheshin, por kurrë nuk prisja të bëja gjithë këtë,” tha ajo.