Vetëm ata që kanë inat pse u miratua ligji për Trepçën mund ta ofendojnë prof. dr. Muhamet Mustafën

08.10.2016 18:09:40

Prof. dr. Muhamet Mustafa si ekonomist, si politikan dhe si kuvendar meriton vlerësimin maksimal, sepse në çdo kohë të angazhimit të tij në të gjitha këto fusha, ka lënë gjurmë të rëndësishme për vendin. Të akuzosh prof. dr. Muhamet Mustafën pse është angazhuar në kohën e regjimit komunist, angazhim që ka qenë në përputhje me gjendjen legale të Kosovës, e që është vënë re edhe me qëndrimin e tij ndaj grevës së minatorëve, por edhe me gjithë angazhimet e tija në atë kohë, do të thotë të vlerësosh ata që kanë nënshruar leje për ndërtim kishash në korpusin universitar, të vlerësosh ata që kanë marrë kolegët e tyre më qafë qoftë në Elektroekonominë e Kosovës (sot KEK), qoftë në ndërmarrje të tjera të kohës, të vlerësosh ata që kanë futur shokët e tyre në burg dhe ua kanë punuar gratë.

Në anën tjetër, të injorosh apo të mohosh kontributin e prof. dr. Muhamet Mustafës edhe në ndrëtimin e shtetit të Kosovës, qoftë në aspektin profesional-ekonomik, qoftë edhe si kuvendar, po ashtu, do të thotë ta pozicionos veten në krahë të atyre që duan ta rrënojnë këtë shtet, që duan të nxisin shqiptarët të vriten ndërmjet vete. Kontributi i prof. dr. Muhamet Mustafës në fushat ku ka qenë dhe ku është i angazhuar, është mëse i dikushëm, sidomos në cilësinë e ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, por edhe në hartimin e ligjeve dhe strategjive të ndryshme. Ligji për Trepçën nuk do të ishte ka q cilësor, nuk do të ishte kaq i drejtpërdrejtë dhe kaq gjithëpërfshirës qoftë në përmbajtje, por edhe në hartimin dhe formësimin e tij. Falë përvojës së tij, është arritur që të mblidhen, të konsultohen dhe të harmonizohen qëndrime të palëve ndër më të ndryshme, në shumë raste edhe kundërthënëse, dhe sot flasim për ligjin e miratuar për Trepçën. Asgjë tjetër të mos ketë bërë gjatë jetës prof. dr. Muhamet Mustafa, me kontributin e dhe në për ligjin për Trepçën dhe për strategjinë që pritet të kompletohet, meriton vlerësim dhe respekt.

Sa u përket aspekteve ideologjike, duhet thënë se prof. dr. Muhamet Mustafa ka pasur dhe ka kurajon të mos mohojë anagzhimet e tij gjatë regjimit komunist, ashtu siç bëjnë disa tjerë që edhe kur kanë dalë nga burgu, edhe kur janë bërë gjatë vite pas rënies së komunizmit grushti dhe ideali i tyre mbetet marksizëm-leninizmi. Dhe këta që kanë mbetur marksist-leninsitë të thekur në fakt janë njerëz që kanë lindur pas rënies së regjimeve komuniste, prandaj edhe keqardhja është shumë e madhe për ta, sepse ata janë indoktrinuar, u është shpërlarë truri dhe u është blatuar një ideologji nga e cila shqiparët janë përshëndetur moti.

Historia e mendimit politik dhe filozofik botëror ka shumë raste që filozofë të njohur kanë evoluar në aspektin ideologjik dhe filozofik: është rasti i Karl R. Poperit, i cili nga një marksist i thekur është shndërruar në një kundërmarksist i shquar botëror; Rozhe Garodi – nga një marksist i thekur është shndërruar në një islamist i thekur, Zhan Pol Sartër nga një fenomenologjist fillestar, është kthyer në një themelues të ekzistencializmit, për tëprëfunduar si marksist; në Austri kanë bashkëqeverisur Kurt Valdhajmi – një ish-oficer nazist, e pastaj edhe sekretar i përgjitshëm  OKB-së, me Franc Vranickin – marksist me bindje dhe filozof marksist. Dhe historia politike, filozofike, sociologjike dhe përgjithësisht historia e mendimit njerëzor dhe historia e shteteve t ndryshme janët mbushura me këso raste.

Krejt në fund duhet thënë se prof. dr. Muhamet Mustafa sulmohet pa të drejtë dhe pa fakte për kontributin e madh që ka dhënë për procesin e hartimit dhe të miratimit të ligjit për Trepçën, sulmohet se gjithë këtë angazhim e ka bërë si kuvendar i LDK-së. Për më tepër, prof. dr. Muhamet Mustafa sulmohet pa të drejtë dhe pa fakte edhe për shkak se ky ligj është realizuar dhe miratuar në kohën kur Qeverinë e drejton LDK dhe kryeminstri Mustafa. Pra, kjo është në vazhdën e mosdurimit të faktit se LDK drejton Qeverinë, për çka edhe janë zhvilluar gjithë ato anagzhime anarksite, të dhunshme, dhe vandalo-terroriste.