Vetëm gjimnazi “Remzi Ademaj” nuk e fillon mësimin në kohë për shkak të ngecjeve me punë

29.08.2018 16:37:13

Procesi mësimor nuk do të fillojë më kohë në të gjitha shkollat e Prizrenit.

Komuna e Prizrenit nuk i ka planifikuar siç duhet punët për renovimin e shkollave. Shkolla e Mesme e Lartë – Gjimnazi “Remzi Ademaj” nuk do të mund të fillojë procesin mësimorë këtë të hënë sikur të gjitha shkollat tjera.

Në këtë shkollë Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Komuna e Prizrenit nuk po mundën që t’i kryen disa punime që i nisën në këtë objekt shkollor që është i dyti më i madhi në Prizren.

Drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Skënder Susuri tha për lajmi.net se bëhet fjalë vetëm për pakë ditë ngecje.

“Vetëm në një shkollë nuk fillon mësimi këtë të hënën, që i bije data 3 shtatorë. Bëhet fjalë për gjimnazin “Remzi Ademaj”. Kjo pasi, në atë gjimnaz paralelisht po zhvillohen dy palë punime, njëra ka të bëjë me fasadën termike që e bënë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe një pjesë tjetër ka të bëjë më ndërrimin e kulmit që e bënë drejtoria komunale e arsimit. Sot e kam vizituar atë shkollë bashkë me zyrtarët e mij dhe me datën 8 shtator do të fillojë procesi mësimor”, tha Susuri.

Ndërkohë, Komuna e Prizrenit kishte paraparë që në këtë vit të bëjë edhe lyren e brendshme të disa shkollave, por tenderi të cilin e hapi në maj të këtij viti, nuk mundi ta realizojë.

Kjo pasi një kompani e cila kishte garuar për tenderin ‘lyerja e brendshme e shkollave’ është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke pretenduar se Komuna ka bërë shkelje kur e ka shpallur fitues të këtij tenderi një kompani. Kjo ka bërë që procesi i prokurimit të stopohet edhe për një kohë.

Sipas, drejtorit Susuri, kjo nuk paraqet ndonjë pengesë për fillimin e vitit shkollorë në shkollat tjetër

“Lyerja e shkollave nuk është element që na demonë në procesin mësimorë, pasi shkollat tona janë në gjendje solide. I kam vizituar të gjitha. Çdo tri vite I lyme ne shkollat, do ti lyejmë përsëri gjatë ditëve të vikendit, që të mos pengohet procesi mësimorë”, tha tutje Susuri.

Ndryshe, procesi mësimorë do të nisë në tërë Kosovën këtë të hënë që i bije data 3 shtator.