Vetëm Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre u leverdis që Kosova të veprojë pa bashkërendim me SHBA-të dhe NATO-n

09.03.2017 22:59:55
Members of Kosovo Security Forces (KSF) march during a celebration marking the eighth anniversary of Kosovo's declaration of independence from Serbia, in Pristina February 17, 2016. REUTERS/Marko Djurica

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e projektligjit për FSK-në është bërë tema kryesore e debatit publik, por edhe arsye për të ndërtuar fushata primitive kundër kryeministrit Mustafa, Qeverisë që drejton dhe kundër LDK-së. Më parë u sulmua ministri Demolli, kurse tash ka filluar të krijohet aluzion se kryeministri Mustafa mund të dalë kundër ushtrisë së Kosovës. Edhe pse të gjithë aleatët strategjikë në krye me SHBA-të dhe NATO-n, janë deklaruar kundër këtij projektligji dhe kanë deklaruar se mbështesin transfomimin e FSK-së në FA me anë të ndryshimeve kushtetuese, pra ka një qëndrim të prerë dhe shumë të ashpër të aleatëve tanë, megjithatë, pornotale të mjera, nuk po duan t’ia dinë fare, dhe përkundër këtij qëndrimi të prerë të aleatëve tanë, kanë filluar të ndërtojnë fushata primitive me të cilët po synohet t’i bëhet trysni kryeministrit Mustafa dhe Qeverisë që drejton. Mirëpo, është për të theksuar se edhe kësaj here po del zbuluar qasja e njëjtë provokative e këtyre pornotaleve dhe e listës “Srpska”, që gjoja kanë shpresë se kryeministri Mustafa do ta pengojë themelimin e ushtrisë së Kosovës, dhe të krijohet kështu përshtypja se ai është kundër këtij procesi, dhe kështu të detyrohet të veprojë në kundërshtim me qëndrimin e aleatëve tanë strategjikë.  Kjo qasje e njëjtë e listës “Srpska” dhe e pornotaleve të ndryshme, edhe një herë ka qartësuar për opinionin se në mulli të kujt po çojnë ujë këto pornotale.

Ajo që duhet të jetë e qartë për të gjithë ka të bëjë me faktin se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli me anë të këtij projektligji duan të provokojnë edhe bashkësinë ndërkombëtare, edhe vetë partnerët e koalicionit, duke krijuar kështu bazën për të vënë në dyshim stabilitetin qeverisës dhe në përgjithësi stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Është kështu se një proces që nuk ka mbështetjen e aleatëve, aq më tepër që prek edhe misionin e KFOR-it si garantues i sigurisë dhe i mosndërhyrjes nga jashtë, nuk mund të jetë i shëndetshëm për Kosovën, edhe pse të gjithë shqiptarët do të donin të kishin ushtrinë e Kosovës. Në anën tjetër, edhe kryeministri Mustafa dh LDK do të ishin para alternativës a të vazhdojnë të qëndrojnë fort në qëndrimin se ushtria e Kosovës duhet të bëhet në bashkërendim me aleatët tanë dhe me NATO-n, ose ta votojnë pavarësisht  qëndrimit të prerë të SHBA-ve dhe NATO-s se mbsëhtesin vetëm transformimin e FSK në FA nëpërmet ndryshimeve kushtetuese. Nëse LDK nuk do ta votonte këtë projektligj, atëherë do të hapte rrugën për prishjen e koalicionit aktual qeverisës, pra rrëzimin e Qeverisë dhe në zgjedhjet eventuale do të futej nën akuzën se ka penguar krijimin e ushtrisë së Kosovës. Dhe ky është kurthi që po synohet të ngrihet nëpërmjet procedimit të përshpejtuar të këtij projektligji të paharmonizuar me partnerët tanë.  Dhe këtu duhet kërkuar bazën e luftës primitive që serbët dhe pornotalet bëjnë kundër kryemnistrit Mustafa.

Natyrisht, kryeministri Mustafa, LDK dhe grupi i saj kuvendor janë në të drejtën dhe komptencën e tyre për të marrë vendimet e duhura dhe për të mbajtur edhe qëndrimet e duhura, dhe si të tilla janë sovrane dhe në mandatin e tyre për të marrë vednime të tilla, dhe nuk ka as ndonjë formë e trysnisë që do të mund të ndikonte në vendimmarrjen e tyre, por përfshirja e pornotaleve të ndryshme në lufta primitive dhe speciale të serbëve kundër Kosovës, nuk e bën dëm as kryeministrit Mustafa, as LDK-së, por vetë ato pornotale. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se nëse është interesi i serbëve për të zhvilluar luftë speciale kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër Qeverisë që drejton, ky nuk është interesi i shqiptarëve dhe i Kosovës. Duke u bërë pjesë e luftave speciale të serbëve, këto pornotale po e renditin veten në taborrin e interesave të tyre e jo të Kosovës.

E interesi i Kosovës është që të ketë unitet rreth kryeministrit Mustafa, pavarësisht nga bindjet politike dhe përkatësitë partiake, sepse ky unitet do është rreth stabilitetit të vendit, rreth aleancës me demokracinë perëndimore dhe rreth hapave de angazhimeve institucionale në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë. Gjatë këtyre viteve është bërë e qartë se kundër kryeministrit Mustafa janë vetëm ata që janë këtu për axhenda serbo-ruse, me orientime kundëramerikane dhe kundërperëndimore, që janë të lsituar në kartele të ndryshme të trafiqve të ndryshme dhe që mund të jenë në listën e Gjykatës speciale.

Dhe kur e kam fjalën te uniteti rreth kryeministrit Mustafa, kam parasysh jo vetëm faktin se ai është edhe kryetar i LDK-së, pasi që e ka thënë edhe vetë ai se çështja e ushtrisë nuk është çështje partiake, por për faktin se si kryeministër i Kosovës është institucioni kushtetues që i bie të ballafaqohet me pasojat e vendimmarrjeve të pamenduara dhe të pastudiuara mirë, pra edhe me zbatimin e ligjeve që miratohen në Kuvend. Të kujtojmë vetëm Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëare për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë, të qershorit të vitit 2013, e që kishte bërë të detyrueshëm për Qeverinë e Kosovës çështjen e Asociacionit. Pra, edhe pse Marrëveshja e 19 prillit 2013 kishte vënë bazat e Asociacionit, pasojat e saj po i faturohen Qeverisë aktuale dhe kryeministrit Mustafa. Edhe pasojat e një ligji që do të miratohej pa bashkërendim me aleatët tanë strategjikë do t’i bartë kryeministri Mustafa dhe Qeveria, sepse zbatimi i këtij ligji do të kërkonte domosdoshmërisht mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, e që nuk është e sigurt se nuk do të mungonte. Po ashtu edhe ballafaqimi me reagimin e serbëve dhe të Serrbisë, përfshirë edhe rrezikun që serbë të krijojnë ushtrinë e tyre dhe kështu të krijohen kushtet për konflikt ndëretnik, që do të mund të paraprinte invazionin e Serbisë, do të binte mbi supet e kryeministrit Mustafa dh të Qeverisë që drejton.

Prandaj është në interesin e Kosovës që të kërkohen mënyra se si shndërrimi i FSK-së në FA të bëhet në bashkërendim me aleatët tanë strategjikë, e në mënyrë të veçantë me SHBA-të dhe me NATO-n, e të cilët do të ishin edhe garantë të mëtutjeshëm të sigurisë së jashtme të Kosovës, por edhe do të pengonin serbët të krijonin një ushtri paralele. Në këtë mënyrë Kosova do të kishte edhe ushtrinë e saj, edhe do të vazhdonte të kishte mbështetjen e aleatëve tanë, edhe do të ishte më e sigurt. Gjithë procesi i ndërtimit të TMK-së, e pastaj shndërrimi i saj në FSK dhe ndërtimi i strukturave, i rritjes së aftësive profesionale, të resurseve njerëzore dhe teknologjike është bërë në bashkërendim me NATO-n dhe SHBA-të. Dhe as NATO, as SHBA nuk janë kundër që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, por duan që kjo të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese dhe në bashkërendim me ta. E Kosova është me fat që sikurse në procesin liri, pavarësi, demokraci, edhe në çështjen e transformimit të FSK-së në FA që ka vullnetin, gatishmërinë dhe mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s. Shtete të fuqishme, të konsoliduara dhe madje edhe me traditë shekullore do ta lakmonin Kosovën që ka një mbështetje kaq të madhe nga SHBA-të dhe nga NATO.