Vetëm Shpend Ahmeti deklaron kandidaturen VV-së për Prishtinën

05.08.2017 16:47:30

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një komunikate ka njoftuar se vetëm një kandidat nga kjo parti ka dorëzuar formularin për kandidat për kryetar të Prishtinës.

I vetmi që po dëshiron t’i prijë Prishtinës është kryetari aktual, Shpend Ahmeti.

Lexo komuniaktën e VV-së:

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë njofton anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave per kryetar komune, kemi pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature. Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni.

Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel, 6 gusht 2017. Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës.

E ftojmë anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje.