Vetëm tre përqind e kosovarëve e dinë se çka është MSA-ja

06.10.2016 12:16:28

Qytetarët janë shumë pak të informuar rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe se ata qytetarë të cilët janë të pakënaqur me situatën politike dhe ekonomike nuk besojnë në implementimin e MSA së. Ndërkohë që vetëm tre përqind e qytetarëve kanë njohuri për MSA-në.

Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (IPSP) dhe Grupi për Studime Politike dhe Juridike, ku u prezantuan rezultatet e hulumtimit ” Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre”.

Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e IPSP, tha se kjo marrëveshje kërkon që Kosova të implementoj një sërë reformash, për të cilat qytetarët në vend kanë pak njohuri. “Hulumtimi tregon se njerëzit që janë të pakënaqur me zhvillimet politike dhe ekonomike nuk besojnë në implementimin e kësaj marrëveshje. Qytetarët janë pak të informuar për MSA-në dhe duhet një fushatë informuese lidhur me këtë”, tha Kryeziu