Veteranët në Pejë mbajnë kuvendin zgjedhor

09.10.2016 15:43:59

Dega e organizatës së Veteranëve të UÇK-së Pejë, ka mbajtur Kuvendin e Tretë Zgjedhor, ka zgjedhur Këshillin Drejtues dhe kryetarin Gazmend Syla.

Sipas një njoftimi të OVL të UÇK-së, në këtë kuvend kanë marrë pjesë 81 delegatë, të cilët i ka përshendetur Ali Berisha-ish kryetar komune, Xhavit Dauti, nënkryetar i OVL të UÇK-së, si dhe Pren Marashi, përgjegjës i deritashëm në degën e Pejës.

Këshilli drejtues në ditët në vijim, do të zgjedh kryesinë e Degës. Procesi i Kuvendeve po vazhdon nëpër degë, kurse, më 15 tetot, kjo organizatë e veteranëve do të mbajë kuvendin zgjedhor, ku pritet të zgjidhen organet e reja qendrore.