Vetëvendosja e LDK-ja pajtohen për bashkëqeverisje, pa pazare politike

10.10.2019 15:16:26

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani. Kryetari i LVV-së njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, tha se është diskutuar për një marrëveshje në mes dy palëve për qeverisjen e ardhshme. “Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë të larta. Ne kemi nisur bisedimet me idenë e përbashkët që të kemi një qeveri më efikase e një shtet më të fuqishëm. Jemi dakorduar që të kemi 30 për qind të përfaqësimit gjinor, minimalisht. Do të kemi shumë pak ministri, e zëvendësministra por do të kemi shumë më tepër angazhim e punë. Ekipet tona do të takohen për t’u dakorduar për programet tona. E uruam njëri-tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë”, ka deklaruar Kurti. Kurse Osmani është shprehur se sot kanë diskutuar vetëm në nivel të parimeve e jo edhe për detaje. “Sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve. Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final.