Vetëvendosja propozon Albin Kurtin mandatar për kryeministër (Dokument)

20.01.2020 12:06:17

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Dokumenti që është nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje është publikuar nga Klan Kosova.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje ecuria e negociatave mes VV-së dhe LDK-së.

Pavarësisht se kanë kaluar tashmë 3 muaj nga zgjedhjet e Tetorit, partitë politike në Kosovë nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re.