Vetëvendosje e gatshme për aksione, fton qytetarët që ta parandalojnë demarkacionin

01.08.2016 23:58:22

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nëse marrëveshja e demarkacionit do të sillet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, VV-ja është e gatshme për veprime.

Ajo ka thënë se do të ketë aksione dhe veprime të koordinuara për t`i parandaluar ata që për pushtet nuk e ruajnë shtetin.

“Po flas për ditën nëse do të sillet demarkacioni në Kuvend. Do të kemi aksione. Veprimet do të jenë të koordinuara që të kundërtshtojmë ata që janë të gatshëm për pushtet të mos e ruajnë shtetin”, është shprehur ajo në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Kadja-Bujupi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të jenë bashkë me Vetëvendosjen për ta parandaluar demarkacionin.

“Do t`i ftojmë qytetarët, sepse vetëm kjo është forma për ta parandaluar demarkacionin”, është shprehur ajo.