Vetëvendosje e rikonfirmon se nuk merr pjesë në takimin e nesërm

08.08.2017 15:34:20

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm të kryesuesit të seancës konstituive me përfaqësuesit e subjekteve politike për çështjen koordinimit rreth vazhdimit të seancës konstituive, shkruan lajmi.net

I pyetur se a do të shkojnë përfaqësuesit e Vetëvendosjes në takimin nesërm, deputeti i këtij subjekti politik, Xhelal Sveçla ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në atë takim.

“Kryetari i Grupit tonë Parlamentar, Glauk Konjufca veçse është deklaruar për këtë takim, do të thotë në nuk marrim pjesë në këtë takim”, ka deklaruar Sveçla.