Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për fushatë

27.05.2017 17:25:53

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur një web-faqe online ku qytetarët do të kontribuojnë para në mënyrë që ky subjekt politik të financohet për organizimet në prag të zgjedhjeve.

Qytetarët mund të kontriubojnë duke filluar nga 5 euro deri në 1.000.

“Lëvizja ka nevojë për ju! Ne financohemi nga qytetarët sepse nuk marim para te pista. Dhuro që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë! Tashmë, platforma e donacioneve mundëson që të kontribuoni online!Ju lutem shpërndajeni këtë platformë!”, ka shkruar Vetëvendosja në faqen zyrtare.

Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje kërkon të holla nga qytetarët, pasi njejtë ka ndodhur edhe nëpër zgjedhjet e kaluara.