Vetëvendosje mbështet protestën kundër zgjedhjes së Vuk Jeremiqit sekretar në OKB

02.09.2016 18:50:28

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet protestën e 3 shtatorit në kundërshtim të zgjedhjes së ish ministrit serb Vuk Jeremiq si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

“Misioni i OKB-së që duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, është para rrezikut që të zgjedhë njeriun më të gabuar për sekretar. Derisa ky mision duhet të jetë garancë për kujdes ndaj viktimave e njerëzve të diskriminuar është duke shkelur mbi gjenocidin ne Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci nëse zgjedh ish – ministrin e Jashtëm serb Jermiq.

Kujtojmë se Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Nuk ka dëmshpërblyer për to. Serbia, dhe vetë Jeremiqi, në cilësinë e ministrit ka ushtruar politikë ndarëse e kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është angazhuar për ta bllokuar atë. Ne duhet të ngremë zërin e kundërshtisë tonë për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV ka theksuar se më tej se kemi të gjitha arsyet për ta kundërshtuar këtë kandidat dhe këtë duhet ta bëjmë duke marrë pjesë edhe në protestën e nesërme.