Vetëvendosje nuk e përjashton gazin dhe preotestat kundër demokracionit

05.03.2017 17:20:39

Subjekti më i madh opozitar në vend, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton rikthimin e gazit lotsjellës në Kuvend dhe as protestat në rrugë për të kundërshtuar kthimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.

Shkodran Hoti nga Zyra për Informim në Vetëvendosje ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet e pranueshme që janë të efektshme për ndaljen e demarkacionit.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se riprocedimin i demarkacionit në Kuvend në versionin aktual është i dëmshëm dhe do të ketë reagim nga ana jonë. Për format e reagimit, ne zakonisht nuk flasin shumë herët, por e kemi thënë edhe më parë se ne do të aplikojmë ato mjete të pranueshme brenda demokracisë, e që do të bëjnë të mundur ndalimin e këtij versioni të demarkacionit. Do të ketë rezistencë ky version të mos kaloj”, ka thënë Hoti, transmeton Lajmi.net

Kurse i pyetur se a përjashtohet gazi lotsjellës si formë e kundërshtimit, ai ka thënë nuk mund të thotë saktësisht se cilat janë format, megjithatë Hoti ka theksuar se do të përdoren mjetet e efektshme, njofton Lajmi.net.

Ai ka shtuar se ende nuk ka vendim nëse do të protestohet edhe jashtë Kuvendit.

“Nuk mund të flas saktësisht për format e kundërshtimit, por nuk e përjashtojmë asnjë mjet i cili e bënë të efektshëm ndaljen e  këtij versioni dhe që është i pranueshëm brenda demokracisë… Nuk e përjashtojmë mundësinë e protestës. Deri më tani nuk ka organizim apo vendim për këtë çështje, por në kohën kur e dimë më detajisht se kur do të vjen apo nëse do të vjen kjo çështje në Kuvend, do të vendosim më konkretisht”, ka shtuar Hoti.