Vetëvendosje nuk paralajmëron policinë për protestën e sotme

04.08.2016 09:46:24

Mbrëmë pas debatit që zgjati për më shumë se 12 orë për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, kjo lëvizje ka bërë thirrje që qytetarët që janë kundër demarkacionit të mblidhen para Kuvendit sot nga ora 10, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, për këtë, Vetëvendosje nuk e ka paralajmëruar paraprakisht Policinë e Kosovës, siç do të duhej të bënte.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se policia nuk ka pranuar ndonjë lajmërim për sot.

“Nuk kemi pasur ndonjë paralajmërim për protestë apo ndonjë aktivitet, siç do të duhej të ishte”, ka thënë Ahmeti.