Vetëvendosje paralajmëron rikthimin e tensioneve (Video)

20.02.2017 23:08:59

 Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se përpjekja për të rikthyer Demarkacionit, pa i përmirësuar gabimet , nuk mund të prodhojë rezultate të tjera, përveç se të kthej tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit, në një rezistencë gjithë popullore.

Ajo ka thënë se janë të vendosur që kjo marrëveshje të mos ratifikohet në asnjë mënyrë dukë mos bërë të ditur metodat që do të përdorin për të ndaluar një gjë të tillë.

Deputetja Kadaj-Bujupi në emisionin “Fakt Plus” ka folur edhe për mos prezencën e saj në Gjykatë bashkë me disa deputetë të tjerë. Ajo ka thënë se seancat gjyqësore kanë dështuar ndërsa përpjekjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve për ti mbajtur peng i ka quajtur padrejtësi.