Vetëvendosje: Prokuroria e Prizrenit të mos i kryej hetimet për vdekjen e...

Vetëvendosje: Prokuroria e Prizrenit të mos i kryej hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

24.10.2019 15:23:12

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me konstatimet e institutit zviceran për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari.

Albulena Haxhiu tha në këtë konferencë se Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk duhet t’i kryejë hetimet.

“Prokuroria e Themelore e Prizrenit të mos merret me hetimin e rastit, e njëjta nuk mundet të sjellë hetime objektive mbi rastin e Astritit. Ne kërkojmë që Prokuroria Speciale të merr përsipër hetimin, dhe që asnjë prokuror që kanë qenë të përfshirë në këtë rast sidomos Sylë Hoxha të mos përfshihen në hetime por të t-thirren si të dyshuar”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se duhet të ketë hetime të brendshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, duke kërkuar po ashtu edhe shkarkimin e të gjithë krerëve të institucioneve të drejtësisë që ishin në atë kohë në detyrë.

“Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë për këtë ngjarje do të jetë prioritet i ynë në qeverisje. Do të punojmë pa ndalë derisa të vihet drejtësia për aktivistin tonë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.