Vetëvendosje proteston para Qeverisë kundër “krimit të organizuar”

22.08.2018 18:09:41

Pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës është duke u protestuar nga aktivistët e Vetëvendosjes kundër, siç kanë thënë ata “kokave të krimit”.

Ata kanë prezantuar një pankartë ku shkruhet “Krimi i organizuar”.

Përmes kësaj pankarte përmendet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cilësuar si “Mushkëritë e krimit”, kryeministri Ramush Haradinaj paraqitet si “Mëlçia e krimit”, presidenti Hashim Thaçi “lukthi i krimit”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është “veshkët e krimit” dhe kompania Devolli – “zorrët e krimit”.