Vetëvritet kryeinfermierja e Shërbimeve Emergjente në Spitalin e Gjilanit

15.04.2018 15:12:11
Në orët para të mëngjesit të sotmë, është gjetur e vdekur kryeinfermierja e Spitalit të Gjilanit, Xhylie Hajdari.

Vetëvrasjen e një gruaje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

“Po mund ta konfirmojë një vetëvrasje në orët e para të mëngjesit, një femër shqiptare, banore e komunës së Gjilanit”, ka thënë Hashani.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka thënë se kryeinfermierja nuk është sjellë fare në këtë spital, dhe se nuk ka informacione zyrtare.

“Kryeinfermierja e Shërbimeve emergjente. Zyrtarisht nuk kam asnjë informacion pasi fare nuk ka ardh në spitalin e emergjencës, domethënë nuk e ka pru askush. As policia dhe as ekipa emergjente, unë kam shkuar edhe në regjistër që zakonisht të pranimit, por nuk ka pasur asnjë rast qoftë me shenja jete apo pa shenje jete”, tha Hajrullahu.

Ai ka bërë të ditur se inicialet e saj janë XH.H.