Veton Surroi, a mund t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve?

05.10.2016 10:00:20

Nga Rexhep Kastrati

Veton Surroi mbahet mend për atë shprehjen “klimë fashiste” që  e ka thënë fill mbas lufte në Kosovë, e që kishte të bënte me një gjendje euforike dhe triumfaliste të linjës së Tiranës/Kretës. Por Veton Surroi mbahet mend edhe për themelimin e degës së UJDI-it, përkatësisht SHIDJ-it ( Shoqatës së Insiciativës Demokratike të Jugosllavisë) që e kishte themeluar Ante Markoviq, me të cilën konfirmoi bazat e asaj që më vonë do ta quaj linja udbasho-jugosllavokomuniste. Po ashtu, Veton Surroi mbahet mend edhe për konceptin autonomist për Kosovën, edhe gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar. Natyrisht se Veton Surroi mbahet mend edhe për shumëçka tjetër, por meqë ka kohë që nuk është publikisht aktiv në skenën politike, sado që jopublikisht mund të jetë shumë aktiv, dhe pasi ka pasur, e ndoshta ka ende porbleme shëndetësore, po e kursej, dhe po ndalem vetëm te disa çështje, të cilat është mirë t’i sqarojë ai:

  1. Pse e kishte regjistruar gazetën e tij “Koha ditore”, në Ministrinë e Infromatave të Serbisë, më 1997, ndërkohë që kishte gjashtë vjet që Kosova kishte mbajtur referendumin për pavarësi?
  2. Pse “Koha ditore”, edhe pse e regjistruar në Serbi, kishte qasje të drejtpërdrejtë në zonat e UÇK-së, e cila, sipas Veton Surroit, paska bërë luftë kriminale?
  3. Meqë “Koha ditore” ka pasur qasje në zonat e UÇK-së, a e ka ditur Veton Surroi që atëherë se çfarë lufte bënte ajo?
  4. Nëse po, pse atëherë nuk është shprehur sikurse tash?
  5. A është themeluar “Koha ditore” për të qenë medium që do bënte luftën speciale kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova?
  6. A kishte ndonjë bashkërendim ndërmjet linjës së tij, dhe linjës së Tiranës/Kretës kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova?
  7. A ka kërkuar ai drejtpërdrejt, apo nëpërmjet Baton Haxhiut, nga Jovica Stanishiqi takim me Milosheviqin, për ta eliminuar politikisht presidentin Rugova?
  8. A ka kërkuar Veton Surroi nga Holbruk dhe Hill që t’i bënin trysni presidentit Rugova që ta takonte Milosheviqin me qëllim që ta komprometonte në sy të shqiptarëve pas masakrave në Likoshan, Qirez dhe mbi familjen Jashari në Prekaz?
  9. Nëse po, a ishte qëllimi që pas komprometimit eventual të presidentit Rugova, të shfaqej ai lider i shqiptarëve i pranueshëm edhe për bashkësinë ndërkombëtare, edhe për Beogradin?
  10. A ka pasur pas lufte takime të fshehta dhe të rregullta çdo tre muaj ndërmjet Hashim Thaçit dhe Adem Demaçit në lokalet në Prishtinë të një kompanie të një shqiptari në Slloveni?
  11. Nëse po, a ka qenë edhe ai pjesë e atyre takimeve?
  12. A ka pasur takime me inspektorë të SDB-së që kanë punuar deri në fund të luftës dhe a e kanë furnizuar me dosje, me të cilat ka mundur të shantazhojë personalitete të ndryshme publike?
  13. A ka kërkuar edhe Veton Surroi në vitet e pasluftës, nga struktura ndërkombëtare, eliminimin tim nga jeta publike-mediatike, për shkak të ndikimit të madh që kishin angazhimet e mia në këtë fushë?
  14. A ka, apo a ka pasur Veton Surroi lidhje me SDB-në, dhe nëse po, që kur datojnë ato?
  15. A ka, apo a ka pasur Veton Surroi lidhje me strukturat mafioze shqiptare?
  16. Cila është, apo cilat janë arsyet e prishjes me Hashim Thaçin?
  17. A lidhen këto arsye me luftë për pushtet, për hesape biznesi, apo për hesape mafioze?