Veton Surroi dhe pjesëmarrja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në ritualin shovenist të Oliver Ivanoviqit

17.01.2018 11:12:50

Nga Rexhep Kastrati

Nuk do të çuditesha pse Veton Surroi thotë se në varrimin e Ivanoviqit duhet të ketë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, sikur të kishte parasysh se as vetë Ivanoviq dhe as Serbia nuk kanë njohur dhe nuk njohin shtetin e Kosovës, dhe sikur Veton Surroi të kishte dënuar qoftë një herë të vetme vrasjet politike në Kosovë. Po si më i njohuri i linjës udbasho-jugosllavokomuniste, Veton Surroi ndoshta ende ka konceptet autonomiste, siç i ka pasur vazhdimisht. Në fakt, ka kohë që Veton Surroi po shprehet si të ishte përfaqësues i Serbisë në Kosovë me një fjalor që nuk është larg fjalorit dhe stilit ligjërimor të Serbisë në raport me Kosovën. Është për tëtheksuar se shkolla e tij e gazetarisë dhe e sjelljes medietike e politike, e përfaqësuar nga Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, është mjaft produktive për të zhvilluar luftë speciale kundër Kosovës dhe për përgatitjen e terrenit për destabilizim,e saj. Veglat kondomë dhe disa parashutistë që janë shndërruar në vasalë të korpusit medietik të udhëhequr nga Baton Haxhiu dhe Baton Haxhiu, kanë një përgjegjësi të madhe në pozitën e LDK-së dhe të Kosovës. Gjithsesi qëndron ajo se linja udbasho-jugosllavokomuniste nëpërmjet korpusit medietik dhe infiltrimit në parti të ndryshme, dhe linja e Tiranës/Kretës vazhdojnë të kryejnë punët të fëlliqta në Kosovë dhe jashtë saj, në ç’kontekst duhet parë edhe thirrje të tilla për pjesëmarrje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në varrimin e Ivanoviqit, edhe si legjitimim të platformës për ndarjen e Kosovës, por edhe si përfshirje në ritualin shovenist që do të jetë në atë varrim.