Vettel “pushton” Hungarinë, zhgënjen Mercedesi

27.07.2018 22:23:48

Sebastian Vettel i ka mbyllur me kohën më të mirë provat e lira të ditës së premte në Formula 1 të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Gjermani i Ferrarit  e pilotoi makinën e tij me kohën 1 minutë 16 sekonda e 834 të mijtat duke regjistruar xhiron më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira.

Menjëherë pas Vettel u pozicionuan dy pilotët e Red Bullit, Verstappen dhe Ricciardo me kohë relativisht shumë të kënaqshme. I 4-ti u rendit Raikkonen. Jo mirë dy pilotët e Mercedes Hamilton e Bottas që u renditën në vendet 5 dhe 6 dhe kishin diferencë nga pilotët e kreut.