Vettingu, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

18.04.2017 08:32:02

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme në seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e Komisionit të dytë që do të përzgjedhë për organet e Vettingut.

Në seancë do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë.

Komisionet përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. Avokati i Popullit dorëzoi javën e shkuar në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat, që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret.