Vetura bie prej urës, dy të lënduar në Mitrovicë

25.12.2016 14:29:43

Një veturë që po qarkullonte mbi “Urën e Gjakut” në Mitrovicë ka rënë nën urë.

Siç ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Për fat të mirë, bëhet e ditur se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.