Vetura e Albin Kurtit aksidentohet në Shqipëri

20.10.2019 21:07:07

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga zyra për media e VV-së i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV-së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë