Vetura godet këmbësorin, gjendja e tij e rëndë

29.04.2017 13:15:27
Dje në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, një person ka goditur me veturë këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.

“I dyshuari mashkull k-shqiptar gjersa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën –këmbësorin mashkull k-shqiptar. Viktima  ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raport të policisë.