Vetura zyrtare e vjedhur në Mitrovicë është e zëvendësministrit Radojeviq

28.09.2016 13:13:12

Vetura zyrtare WV Golf 4 caravan, ngjyrë e kaltër dhe me targa 3Z 244-05, pronë e Ministrisë së Drejtësisë, është vjedhur dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘Vllade Çetkoviq’ në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, vetura ka shërbyer për nevojat e burgut në veri të Mitrovicës, përkatësisht drejtorit të saj, Millan Radojeviq, i cili aktualisht mbanë pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës.“Radojeviq, aktualisht zëvendës i ministrit Hyseni, i cili vazhdon ta mbajë pozitën e drejtorit të burgut të ngrirë, është shërbyer me veturën zyrtare sikur me qenë e tij. Bile, ai asnjëherë nuk e ka lënë veturën në parkingun e burgut, por gjithmonë pranë banesës ku jeton. Këtë e dëshmon së fundi edhe vendi nga ku i është vjedhur vetura”, kanë thënë burimet.

Sipas të njëjtave burime, zv ministri gjithmonë i ka hequr targat kur e ka parkuar para banesës së tij.