Vetura zyrtare parkohet në rrugë, pengon trafikun në Prizren (Foto)

02.07.2018 17:44:44

Vazhdon raportimi nga qytetarët e qyteteve të ndryshme të Kosovës për parkimin e veturave zyrtare në vende ku pengojnë qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Shkelja e radhës e rregullave të komunikacionit ka ndodhur në Prizren, njofton emisioni “Zyra e Ankesave”, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Bëhet fjalë për veturën zyrtare me targa 4Z, e cila është parkuar në një vend ku pengon lëvizjen e mjeteve tjera.

Kujtojmë, Ligji për gjobat në trafik të gjithë i trajton njëjtë, pa përjashtuar as zyrtarët institucional.