Vëzhguesi i BE-së: Reforma zgjedhore e domosdoshme për integrim

13.02.2018 11:18:30
Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle, ka prezantuar raportin final për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë,

Peterle tha se zgjedhjet ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane, por ai ka  kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.

Reforma ka theksuar ai do të forcojë edhe më shumë demokracinë në vend, por edhe do të jetë rrugë për integrim, raporton Ekonomia Online.

“Procesi zgjedhor do të përmirësojë kredibilitetin integritetit e Kosovës në BE. BE është e gatshme për të ofruar ndihmë dhe mbështetje financiare në zbatimin e rekomandimeve të misionit tonë dhe rekomandime të tjera që do ta qonin përpara procedurën e zgjedhjeve në Kosovë”.

Peterle dje raportin ai ka dorëzuar Presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë vëzhguar nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues nga subjektet politike, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.