Vidal të gjiganti i Manchesterit

Vidal të gjiganti i Manchesterit

28.01.2018 11:59:04

Transferimi i Leon Goretzka ka bërë që e ardhmja e mesfushorit Arturo Vidal të mos jetë e sigurt në Allianz Arena.

Lojtari e ka konfirmuar se do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, duke mos përjashtua mundësinë e largimit gjatë verës.

Fillimisht flitej se Chelsea dhe Inter janë të interesuara për kilianin, por tashmë në garë ka hyrë edhe një skuadër tjetër e madhe.

Sipas Bild, Vidal po kërkohet me ngulm nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili pëlqen shumë lojën e tij.

Vidal ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2019.