VIDEO-HETEM RAMADANI: SI E NJOHA DEMAÇIN, THAÇIN E VESELIN

02.02.2018 22:29:44

Emisioni “Debat” në RTK vazhdon rrëfimet e rëndësishme duke intervistuar personazhe që kanë kontribuar në momentet të rëndësishme në kapërcyellin e historisë së Kosovës. Në jubileun e 10-vjetorit të pavarësisë, sonte në intervistë ishte Hetem Ramadani, biznesmen dhe kontribuues i çështjes kombëtare.

Ai evokoi takim të rëndësishme me personalitete të jetës politike shqiptare dhe të ish-Jugosllavisë në vitet ’90, përfshitë edhe ndihmën ekonomike dhënë Kosovës.

Ramadani fillimisht solli në kujtesë takimet e para me Adem Demaçin gjatë kohës kur ai ishte në misionin për Kosovën Republikë dhe angazhimin e Demaçit për armatosjen dhe bashkimin e figurave shqiptare për një qëllim. Po ashtu ai foli edhe për takimin me Ahmet Haxhiun dhe njerëzit nga Republika e Shqipërisë në kohën regjimit të Enver Hoxhës.

Ramadani po ashtu foli për organizmin e luftës së UÇK-së, për jetën në Slloveni, biznesin, takimet me shqiptarë dhe jetën pas pavarësisë. Ndiqeni intervistën në RTK.