Video/ Inter mposht Lazion dhe rrëzon Milanin nga “froni”, Lukaku arrin rekordin personal

15.02.2021 00:30:23

Interi mposht ekipi e Lazios dhe kjo fitore i jep dhe kryesimin e kampionatit. Një ndeshje vendimtare e së dielës mbrëma pasi zikaltërit kishin mundësinë e artë të parakalonin Milanin, pas humbjes së kuqezinjtë pësuan ndaj Specias.

Të vetëdijshëm përballë kësaj situate Interi nuk zhgënjeu dhe realizoi një super ndeshje dhe kjo falë një super Lukaku.

Goli do të vintë në minutën e 22-të falë një penalltie të fituar nga Lautaro Martinez.Dhe atë e konkretizon i përhershmi Lukaku. Do të jetë pikërisht sulmuesi belg që do të shënojë golin e dytë në minutën 45-të, duke dhënë kështu sinjale se vendi i parë do t’i takojë zikaltërve.

Pjesa e dytë nisë me një garanci më të madhe për zikaltërit dhe se më tepër ishin bardhekaltërit që kërkonin ndryshimin e kësaj situate. Lazio shkurton rezultatin në 2-1 me anë të Eskalante që gjuan nga një goditje dënimi dhe topi devijohet duke zënë në befasi portierin Handanoviç.

Interi do të vendoste hegjemoninë e vet pas tre minutash, ku në Lukaku shpërthen nga mesi i fushës pas një topi të dhënë nga Brozoviç. Ai parakalon mbrojtësin lacial dhe i pason topin  Lautaros, duke e “falendëruar” për penalltinë  e marrë në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Interi kap kreun e klasifikimit me 50 pikë dhe Milani ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë.

Lukaku ngjiten në shifrën e 300 golave zyrtarë në karrierë. Një arritje super për 27-vjeçarin, i cili mbërrin Cristiano Ronaldon në krye të golashënuesve të Serie A (nga 16 gola).