VIDEO: MURSEL TMAVA ENDE KËRKON ESHTRAT E NËNËS SË VRARE NGA SERBËT

30.08.2018 21:19:22

Kaluan 19 vjet nga lufta, e qindra kosovarë ende nuk kanë gjetur shenja nga më të dashurit e tyre.

Plaga e atyre që ende presin të gjejnë gjurmë e më të dashurit e tyre, është e rëndë. Tregime të tilla ka shumë në Kosovë.

Për më tepër, edhe më rëndë bëhet kur nënën që ia vranë serbët, e varrosi me duart e veta, por më pas paramilitarët e zhvarrosën trupin e saj për ta humbur e për mos ta gjetur kurrë. Kjo i ndodhi Mursel Tmavës nga Shipoli i Mitrovicës.