VIDEO – PDK: VV PUNËSOI 486 AKTIVISTË NË KOMUNËN E PRISHTINËS

VIDEO – PDK: VV PUNËSOI 486 AKTIVISTË NË KOMUNËN E PRISHTINËS

23.07.2017 22:25:12
 

Në një konferencë për media, PDK, dega në kryeqytet, akuzoi Vetëvendosjen për punësimin e 486 aktivistëve të saj në Komunën e Prishtinës.

Sipas sekretarit të kësaj dege, Bujar Cakolli, ky punësim ka dëmtuar buxheti i taksapaguesve të kryeqytetit.

Ndaj deklaratave të zyrtarëve të PDK-së lidhur me punësimet në komunë, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se akuzat e tilla janë shpifje. Ai ka shkruar se PDK-ja, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi nuk mund ta ndërrojnë rezultatin me shpifje, të cilat i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.

Por, kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë, ka shkruar Ahmeti.